Komisioni Qendror ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 14 shkurt, ku fituese e këtyre zgjedhjeve doli bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, e cila kaloi mbi 50 për qind të votave.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur për ulëset që i kanë siguruar të gjitha partitë.
Vetëvendosje siguroi 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja siguroi 19 ulëse, LDK-ja siguroi 15 ulëse, AAK-ja siguroi 8 ulëse, ndërsa Lista Serbe 10 ulëse.
Po ashtu nga një ulëse kanë partitë e pakicave të Kosovës.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vetëvendosje doli me 50.28 për qind të votave, PDK-ja me 17 pë qind, LDK-ja me 12.73 për qind, AAK-ja me 7.11 për qind dhe Lista Serbe me 7.11 për qind./Front Online/