Të premtën mbrëma ishte një “Prime” i zjarrtë i Big Brother VIP Kosova.
Shumë zhvillime të ndryshme e karakterizuan këtë natë
Përplasjet mes dy shoqeve lidhur me profesionin, pra debatet mes Sarës dhe Gresës kanë qenë pjesë diskutimi si gjatë javës, ashtu edhe mbrëmë.
Afrimiteti i Sarës dhe Drilonit po ashtu, të cilët po përqafohen e po ledhatohen më lirshëm.
U diskutua edhe raporti i Xhenetës me Gjestin, ku ky i fundit edhe ka qarë nga akumulimi i gjithë situatës mes tyre.
Eliminimi i Lelës po ashtu ishte një moment pikant gjatë mbrëmjes, që jo shumë banorë i habiti ky largim.