Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se më 9 tetor kanë ndodhur disa transaksione të dyshimta nga kjo ministri, raporton Front Online.
Bajrami ka thënë se rastin e kanë raportuar në institucionet e drejtësisë dhe se një zyrtar është arrestuar.
“Transaksionet kanë ndodhur më 9 tetor, dhe janë bërë pagesa në emër të këtij operatori privat. Ministria e linjës ka pyetur thesarin nëse ky është një vendim gjyqësor, janë bërë verifikimet dhe është bërë denoncimi i rastit”, ka thënë ajo para mediave./Front Online