×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja kur pritet formimi i Qeverisë së re! – “Vjosa Osmani ka rrezik që nuk zgjedhet presidente”

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, thotë se pas numërimit të votave në rast se nuk ka ankesa, pritet që nga fundi i kësaj jave të bëhet certefikimi i rezultateve zgjedhore, pastaj të fillohet me konstituimin e kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit.

    Demhasaj në një prononcim për GazetaBlic, u shpreh optimist që brenda marsit të përmbyllet komplet konstituimi i institucioneve dhe të fillohet me punë.

    “Tash ka filluar numërimi i votave me kusht, pritet edhe numërimi i votave nga diaspora, kështu që po besoj tash nuk ish dashtë me u vonu numërimi i votave e që do të derivonte me rezultatin e shpalljeve finale, pastaj pritet a ka me pas ankesa, apo jo nga partia politike, nëse nuk ka atëherë mund të flitet që nga fundi i kësaj jave, apo fillimi i javës tjetër të bëhet certefikimi i rezultateve zgjedhore dhe pastaj, pas certefikimit menjëherë duhet të fillojnë procedurat e konstituimit të kuvendit e pastaj me zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë në mënyrë që brenda marsit të përmbyllet komplet konstituimi i institucioneve dhe të fillohet me punë”, thotë Demhasaj.

    Krahas formimit të qeverisë, vendi ynë po përballet edhe me çështjen e presidentit, për çka Demhasaj konsideron se brenda partive politike nuk po duket që ka vullnet, për t’i bërë kuorum LVV-së për zgjedhjen e presidentit.

    “Deri tash në bazë të asaj që po shihet brenda partive politike nuk po duket që ka vullnet që me i bë kourum VV-së, për zgjidhjen e presidentit. Kështu që deri në atë kohë mbetët me u pa mund të ketë edhe negociata të partive politike për këtë çështje dhe mbetët me u pa se si do të procedohet çështja a do të krijohet kourumi për Vjosën apo do të shkohet më ndonjë kandidat tjetër”, thotë ai.Sa i përket zërave që LVV-ja të lidh marrëveshje me AAK-në për çështjen e presidentit, ai thotë se partia e Ramush Haradinaj nuk lëshon pe.

    “Nuk besoj që AAK-ja ka me lëshu pe për kandidaturën e Vjosa Osmanit”, deklaron ai.Vjosa Osmani aktualisht mban postin e UD.së Presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.