×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja kur do të fillojë subvencioni për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, do të përfitojnë rreth 120 familje

    FrontOnline
    07 Korrik 2023

    Nga shtatori i këtij viti pritet të filloj subvencionimi i familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.

    Këtë e konfirmoi për Front Online, drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati.

    “Por prej shtatorit pritet me fillu”, tha ajo për Front Online.

    Prej kësaj shume, do të përfitojnë rreth 120 familje.

    “Mjetet do të ndahen diku për rreth 120 familje, tani kemi me bërë vetëm verifikimin, a do ja kërkojmë trustin, xhirollogarinë bankare, që mos me mund me na gënjyer njerëzit, kjo është”, tha ajo për Front Online.

    Për këtë vit janë ndarë 100 mijë euro.

    Por, Musmurati nuk përjashton mundësinë që vitin tjetër do të rritet buxheti për këtë subvencionim.

    “Po kjo është për një vit, ndoshta vitin tjetër e rrisim buxhetin, kjo është hera e parë që po e bëjmë, të shikojmë njëherë sa aplikime po kemi, qysh po shkon puna”, deklaroi ajo për Front Online.

    Përveç kriterit që është për ato familje që kanë të ardhura mujore më pak se 500 euro, Musmurati thotë se do të ketë edhe kritere të tjera.

    “Tani jemi duke e bërë listën e kritereve të sakta, dhe listën e çerdheve që janë të licencuara prej ministrisë, çerdhet private, dhe mandej vazhdojmë”, tha ajo.

    Musmurati më parë ka thënë se janë detyruar të bëjnë një bashkëpunim të tillë me kopshtet private, pasi që është numër tejet i vogël i kopshteve publike.

    Komuna e Prishtinës ka miratuar vendimin për subvencionimin e familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, për FrontOnline ka komentuar urdhër-arrestin e lëshuar nga Kosova ndaj Milan Radojçiqit dhe 19 serbëve të tjerë,...
    Lajme28 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka lëshuar një urdhër-arrest për Milan Radoiçiqin dhe 19 serbë të tjerë, të cilët po akuzohen...
    Lajme28 Prill 2025
    Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah, i ka dërguar një letër kryetarit të...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i LVV-së, Arben Vitia, ka akuzuar ish-partitë e opozitës për bllokadë të punës së Kuvendit për zgjedhjen e kryetares së këtij...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, se nuk po i interesojnë shqetësimet e qytetarëve, por kapja...
    Lajme28 Prill 2025
    Lista Serbe e ka quajtur provokim një vizitë të sotme në Leposaviq të Albin Kurtit, deputetit i cili po e ushtron pozitën...
    Lajme28 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votës kundër kandidates së Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu....
    Lajme28 Prill 2025
    Dje në Bërnjak gjatë kontrollit të një automjeti me targa srbe kanë gjetur 11 mijë e 300 euro në kartëmonedha dhe 79...
    Lajme28 Prill 2025
    Para pak orësh kanë rinisur punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, në kryeqytet. Në vendin ku po bëhen punimet kanë dalë Inspektorati i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.