Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa thotë se është larguar nga Los Anxhelosi dhe është mirë dhe e sigurt.
Kjo deklaratë e saj vjen pas zjarreve masive që kanë shpërthyer në vend, e që dhjetë persona humbën jetën, transmeton klankosova.tv.
Në një postim në Instagram, Dua Lipa kërkon nga të gjithë që të kujdesen për njëri-tjetrin dhe të qëndrojnë të sigurt në këtë kohë të vështirë.
“Ditë absolutisht shkatërruese dhe të frikshme në Los Anxhelos. Jam duke menduar për të gjithë miqtë e mi dhe njerëzit e qytetit që duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Do të ndaj disa kontakte që gjej për këdo që dëshiron të ndihmojë dhe të dhurojë për godinat që aktualisht strehojnë njerëzit e zhvendosur. Unë jam e sigurt dhe ja dola të largohem nga qyteti. Ua dërgoj dashurinë time të gjithë atyre që po kalojnë këtë kohë tepër të vështirë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dua në Instagram.