Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak më parë ka bërë homazhe për aktorin e ndjerë, Rasim Thaçi-Cima.
Kurti pasi bëri homazhe shkroi në librin e kujtimeve.
“Jemi rritur si fëmijë me Cimën. Kur u rritëm e nuk ishim më fëmijë e morëm vesh se quhej Rasim Thaçi. Gëzimin dhe humorin e tij e shtonte kudo duke e ndarë me të tjerët. Nëse tash na duhet ta zvoglojmë dhembjen e pikëllimin për të duke e ndarë atë me njëri-tjetrin. Vdekja e tij është e pabesueshme, përveç se e parakohshme”, ka shkruar Kurti në librin e kujtimeve.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin e lindjes, Vukovc në ora 13:00./Front Online/