Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbledh sot Qeverinë në orën 16:00.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e kryeministrisë.
Fillimisht në njoftimin e parë të dërguar për media, mbledhja e Qeverisë s’ka qenë fare në agjendën e kryeministrit, megjithatë pas më shumë se dy orësh, ZKM ka njoftuar se agjendës së Kurtit do t’i shtohet edhe një pikë, ajo e mbledhjes së Qeverisë.
Ndërsa, në njoftimin e zyrës së Kryeministrit nuk është bërë e ditur se çka do të diskutohet në këtë mbledhje.
Front Online ka siguruar rendin e ditës në të cilin janë vetëm dy pika.
Pika e parë ka të bëjë me shqyrtimin e Projekt-rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive dhe në pikën e dytë të ndryshme./Front Online/