Shtetet të cilat Republika e Kosovës aktualisht i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë: Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksenburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni dhe Portogalia.
Qytetarët të cilët jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republiken e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vetëizolim.