×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja çfarë ndodhë nëse Kushtetuesja e rrëzon Qeverinë “Hotit”

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Gjykata Kushtetuese sot mund të vendos për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, në rast se gjyqtarët e këtij organi që është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, vendosin ta shpallin të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

    Kushtetuesja aktualish po e mban një seancë publike virtuale ku janë duke u dëgjuar opinionet e palëve, derisa në fund do të publikohet edhe verdikti lidhur me ligjshmërinë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi. Një vendim pro Vetëvendosjes sjell një situatë të re politike në vend.

    Në rast të rrëzimit të Avdullah Hotit, ish-kryeministrit Albin Kurti do t’i jepet sërish mundësia që të kthehet në krye të Ekzekutivit. Në atë situatë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, duhet që ta kërkojë një emër nga Lëvizja Vetëvendosje për ta drekretuar si mandatar për formimin e qeverisë së re.

    Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treaguar të hënën në emisionin DPT te Fidani në T7 se cfarë do të ndodhë nëse Kushtetuesja shpallë të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

    “Nëse shpallet e pavlefshme, atëherë kthehemi tek Kurti”, ka thënë ai. “Kurti kthehet në pozitën ku ishte në fillim. Do të thotë zgjedhë se a do t’i dërgojë letrat famoze përsëri u.d. presidentit”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar sërish duke i publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si...
    Vip18 Nëntor 2024
    Ka ngelur më pak se një orë që nga nisja e spektalit ‘prime’ të shout më të famshëm në vend, dhe jo...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova pret Lituaninë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Dardanët vijnë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati ka adresuar akuza “të rënda” ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe kryeministrit...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga dega...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj akuzave që lidhen me procesin e subvencioneve dhe granteve në bujqësi, duke i cilësuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.