×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ja çfarë ndodh nëse merrni antibiotik në shtatzëni

    FrontOnline
    07 Korrik 2022

    Një tjetër arsye e re për t’i përdorur antibiotikët me kujdes, vjen nga një studim i kryer mbi mijëra të dhëna mjekësore që tregon një lidhje të mundshme mes përdorimit pa kriter të antibiotikëve dhe kancerit të zorrës së trashë.

    Disa studime në të kaluarën kanë shoqëruar një rrezik të rritur të kancerit kolorektal me përdorimin e antibiotikëve oralë. Për të studiuar këtë marrëdhënie, shkencëtarët në Qendrën e Kancerit të Johns Hopkins Kimmel kanë bërë një analizë të plotë të të dhënave të marra nga Clinal Practice Research Datalink (CPRD), një nga bazat e të dhënave më të mëdha në botë që përmban të dhëna elektronike mjekësore të mbi 11 milion pacientëve britanikë, përfshirë informacionin mbi ilaçet pa recetë.

    Sipas studimit të tyre, do të dalë që marrja e një kure të vetme të antibiotikëve nga familja e penicilinës (ekuivalente me një përdorim prej rreth 15-30 ditë) mund të rrisë, qoftë edhe pak, rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhjetë vjet më vonë. Rezultatet e studimit nxorën në pah nevojën për një përdorim shumë të kujdesshëm të kësaj kategorie të barnave.

    Më shumë rreziqe nga antibiotikët

    Të dhënat demonstrojnë rëndësinë e vlerësimit terapeutik në përdorimin e antibiotikëve të cilët, duke vepruar në mikrobiomën në zorrë, ndryshojnë përbërjen normale të florës duke shkaktuar një çekuilibër që, në planin afatgjatë, mund të jetë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e tumorit të zorrës së trashë. Por jo vetëm kaq: nëse përdoren në mënyrë jo të duhur, këto molekula, veçanërisht ato me spektër të gjerë, mund të gjenerojnë rezistencë ndaj antibiotikëve. Dhe kur këto të fundit nuk funksionojnë më, në të ardhmen do të rrezikoni terapi dhe procedurat siç janë kirurgjia ose kimioterapia. Përdorni antibiotikët për një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur, duke përdorur antibiotikë sa më specifikë, sesa ata me spektër të gjerë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.