Në një zingjir të nisur nga Beatrixa, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ishin dy banorët që ngelën të fundit, shkruan Reporteri.net.
Televotimi i cili zgjati vetëm pak minuta, Dagz ishte ai i cili kishte marrë më pak vota, duke lënë kështu përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.
Një pjesë e banorëve shpërthyen në lot, derisa Einxhel ishte ajo e cila e përjetoi më keq gjithë këtë eleminim.
Derisa po përshëndeteshin në fund, Einxhel Shkira i shprehu dashurinë e madhe që ka për Dagz, me të cilin kishin disa javë që po shijonin romancën e dashurisë.
“Të dua shumë”, ishin fjalët e Einxhel derisa i dha përqafimin e fundit Dj Dagzit.