Kosova sot feston 13 vjetorin e pavarësisë.
E, në tërë vendin sot është festuar në mënyra të ndryshme.
Shumë qytetarë kanë festuar në sheshe duke vallëzuar, e duke shpresuar për një të ardhme më të mirë, shkruan Front Online.
Pavarësinë e Kosovës, e ka festuar edhe Shqipëria.
Madje, njëri nga restorantet e njohura në Shqipëri “Mrizi i Zanave”, ka vendosur që këtë ditë ta festojë në mënyrë të veçantë për kosovarët.
Ky restorant ka vendosur që secili kosovar që shkon sot aty të mos paguajë fare, por gjithçka që ha dhe pi ta ketë gratis.
Madje, ishte përgatitur edhe fatura në të cilën shkruante “ I nderuari mik, turizmi shqiptar në këtë kohë të vështirë u mbajtë gjallë edhe falë shqiptarëve të Kosovës. Meqë është ditë e Veçantë sot ti s’ke me pagu. Gëzuar Ditën e Pavarësisë nga Mrizi I Zanave”./Front Online/
https://www.facebook.com/MriziIZanaveAgroturizem/posts/3771339926260269