Artisti kolumbian, J Balvin, ka elektrizuar mbrëmë turmën e njerëzve që ishin pjesë e “Sunny Hill Festival”.
J Balvin në një intervistë për Klan Kosovën, pak para performances, tha se është mahnitur me publikun dhe se është i lumtur që ndodhet në Kosovë.
“Jam i lumtur që jam këtu. E pashë turmën, sapo kaluam këndej dhe po duket mahnitshëm. Jemi gati për shfaqjen”, u shpreh ai.
Ndërsa njëri nga valltarët e tij tha se është emocionuar duke parë kaq shumë njerëz duke vallëzuar.
“Është e mahnitshme, u shokova pasi ishte hera e parë që pashë kaq shumë njerëz duke lëvizur dhe vallëzuar. U emocionova”.
J Balvin ka performuar në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill” bashkë me disa artistë të tjerë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë.