×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izraeli “në rrezik”, thotë se do t’i sulmojë magazinat e armëve të avancuara në Siri

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2024

    Zyrtarët e Izraelit thanë se shteti i tyre do të intensifikojë sulmet ajrore ndaj magazinave të armëve të avancuara në Siri.

    Ata të hënën tutje thanë se do të mbajë një prani të kufizuar ushtarake në terren, duke shpresuar të parandalojë çdo kërcënim që mund të lindë nga pasojat e rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad.

    Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ushtria do të “shkatërrojë armë strategjike të rënda në të gjithë Sirinë, përfshirë raketa sipërfaqe-ajër, sisteme mbrojtjeje ajrore, raketa tokë-tokë, raketa kruse, raketa me rreze të gjatë dhe raketa bregdetare”, raporton Reuters.

    Një zyrtar i lartë izraelit tha se sulmet ajrore do të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa ministri i Jashtëm, Gideon Saar, tha se Izraeli nuk kishte interes të ndërhynte në çështjet e brendshme të Sirisë dhe se shqetësimi i vetëm ishte mbrojtja e qytetarëve të tij.

    Saar theksoi se sulmet synonin shkatërrimin e armëve strategjike, si armët kimike ose raketat me rreze të gjatë, për të parandaluar që ato të bien në duar siç thotë ai të ekstremistëve, raporton Reuters./Klankosova

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet ishin të magnitudave...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Edmont Çeka, një 58-vjeçar nga Rrësheni është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kapshticës, në Korçë. Policia në vendngjarje ka bërë...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e ka futur nën sanksione ndërmarrjen NIS të Serbisë....
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e ka futur nën sanksione ndërmarrjen NIS të Serbisë....
    Lajme10 Janar 2025
    Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, kanë thënë se janë të shqetësuara lidhur me vendimin e fundit...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeshefi i QKMF-së, në Prishtinë, Valdet Hashani tregon se moshat më të prekura nga gripi sezonal janë fëmijët të moshuarit dhe personat...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Gjykatën Penale në Bruksel është duke vazhduar gjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri, 35 vjet...
    Vip10 Janar 2025
    Gresa ka thumbuar Rovenën lidhur me eliminimin e sontëm, duke i thënë se sonte ajo do të dal. “Nëse ti ke dal...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.