×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izraeli kryen operacion ushtarak në Bregun Perëndimor

    FrontOnline
    26 Shtator 2021

    Zyrtarët palestinezë thanë se Izraeli ka zhvilluar bastisje në Bregun Perëndimor duke vrarë katër palestinezë.

    Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet ka lëshuar një deklaratë për media, duke konfirmuar se është zhvilluar një operacion i paspecifikuar ushtarak më 26 shtator, që ka pasur për cak “terroristët e Hamasit, të cilët ishin duke u bërë gati të kryenin sulme terroriste”.

    Por, ai nuk dha detaje të tjera dhe as nuk tha se nëse ka pasur viktima në këtë aksion.

    Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre palestinezë janë vrarë në një fshat në veriperëndim të Jerusalemit.

    Kjo ministri tha se një palestinez tjetër u vra në një fshat në afërsi të qytetit Jenin.

    Sipas raportimeve të radio-stacioneve në Izrael dhe portaleve të tjera, është thënë se të paktën katër militantë janë vrarë në disa lokacione në Bregun Perëndimor dhe se qëllimi i bastisjeve ishte të kapeshin anëtarët e Hamasit.

    Hamasi, një grup militant që merr fonde nga Irani, udhëheq me Rripin e Gazës, raporton REL.

    Zyrtarët izraelitë kanë frikë se grupi ka për qëllim që të fuqizohet në Bregun Perëndimor dhe të sfidojë Autoritetin Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Gjykata Themelore Penale në Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kreu i agjencisë së spiunazhit ‘Mossad’, David Barnea vizitoi Uashington këtë javë ndërsa Izraeli kërkon ndihmën e administratës Trump për të zhvendosur...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Policia ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Në njoftimin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kreu i agjencisë së spiunazhit ‘Mossad’, David Barnea vizitoi Uashington këtë javë ndërsa Izraeli kërkon ndihmën e administratës Trump për të zhvendosur...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëdhënësi për politikë të jashtme i Social Demokratëve në Gjermani (SPD), Addis Ahmetovic, ka kërkuar nga vendi i tij që ta dyfishojë...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur janë mbytur në lumin...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.