-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izolimi i dytë në Angli pati sukses, e uli drastikisht numrin e rasteve të reja me COVID-19

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Numri i rasteve me koronavirus në Angli ka rënë me gati një të tretën që kur vendi hyri në izolimin e dytë, kanë treguar testet e realizuara në 105,000 vullnetarë.

    Këtë muaj kishte një rënie prej 30% të rasteve në të gjithë vendin për pothuajse dy javë, me 96 njerëz të infektuar për 10,000 midis 13-24 nëntor, nga 132 për 10,000 midis 26 tetorit dhe 2 nëntorit.

    Numri R, i cili tregon nivelin e transmetimit, tani është 0.88. Çdo shifër mbi 1 do të thotë që virusi po rritet në mënyrë eksponenciale.

    Përfundimet, nga studimi i mbikëqyrjes masive të financuar nga qeveria, janë mirëpritur si provë se izolimi në të gjithë Anglinë që filloi në 5 nëntor , dhe sistemi i kufizimeve të niveleve të ndryshme që i paraprinë, patën sukses në zvogëlimin e transmetimit të virusit.

    Përqindja e njerëzve të infektuar në zonat angleze të prekura më keq në valën e dytë të pandemisë – veri-perëndimi, veri-lindja dhe Yorkshire dhe Humber – ka rënë në mënyrë drastike.

    Studimi zbuloi se përqindja e popullsisë së infektuar është më shumë se përgjysmuar si në veri-perëndim – nga 2.53% në 1.08% – ashtu edhe në veri-lindje, nga 1.88% në 0.72%. Në Yorkshire dhe Humber, ajo përqindja ra nga 1.8% në 1.17%.

    Studimi, i ndërmarrë nga Imperial College London dhe ekspertët e sondazheve Ipsos Mori, ka prodhuar raporte të rregullta gjatë pandemisë mbi normat e infeksioneve në Angli. /Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    BE-ja duket se është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare me Donald Trump, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Vijon të mbetet problematike situata në malin e Shpiragut në Berat. Që prej ditës së djeshme me dhjetëra forca zjarrfikëse me mbi...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Personat që përdorin imazhin e dikujt tjetër pa pëlqimin e tij për të krijuar profile të rreme në rrjetet sociale apo në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati para seancës së 53-të konstituive, tha se me patjetër duhet të formohen institucionet e vendit....
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar e ka quajtur “hajne” deputeten e VV-së, Fitore Pacollin. Ai u përball me Pacollin para Kuvendit të Kosovës, derisa po...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kuvendi i Kosovës ka marrë një vendim që të mos i lejojë mediat të rrinë para hyrjes në objekt. Ky vendim, siç...
    Lajme26 Korrik 2025
    Biznesi i pjesëve të makinave që u përfshi nga flakët këtë të shtunë në Pejë, dyshohet se erdhi si shkak i një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Është ndarë nga jeta ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Kodra. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në një përgjigje për Express ka njoftuar për një bastisje që është zhvilluar mbrëmë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.