Ditën e sotme, një tërmet me magnitudë 6,6 do të godiste brigjet e rajonit Seferihisar, në qytetin Izmir të Turqisë.
Pamje të kapura pak çaste pas lëkundjeve të fuqishme sizmike shfaqin pasojat shkatërruese. Një re pluhuri ka përfshirë qytetin prej dëmtimeve apo rrëzimeve të godinave. Teksa dyshohet për viktima, ende nuk ka asgjë zyrtare.
Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir.