Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, e ka cilësuar të dështuar punën e Kuvendit të Kosovës në këtë sesion pranveror.
Izmaku për ka thënë se ligjvënësit kanë dështuar në punën e tyre për ta kontrolluar Qeverinë, teksa ka folur edhe për vendimet që janë marrë nga Qeveria Kurti, duke thënë se shumë prej tyre kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, si dhe pati kritika ka edhe për “keqpërdorim” të komisioneve hetimore.
“Duke qenë se kam qenë gjatë, gati një dekadë pjesë e tij, sigurisht që e kam përcjellë me shumë vëmendje. Nuk është diçka që fatkeqësisht e kisha cilësuar si pozitive, me përjashtim të disa iniciativave që kanë qenë, përndryshe edhe organizatat që e monitorojnë Kuvendit e shpërfaqin si jo të tillë, pra nuk ka qenë në pajtim me mandatin qoftë në mandatin që e ka si kontrollues ndaj Qeverisë dhe kjo e fundit që është me mandat për t’i raportuar Kuvendit në sistem parlamentar. Kanë ndodhë shumë ftesa që i janë adresuar ministrave e nuk kanë qenë aty”, ka thënë Izmaku.
Izmaku e cila së fundmi ka aderuar në Nisma Socialdemokrate ka thënë se është hera e parë në historinë parlamentare që shumica tenton të marr rolin e saj prijës për hetim parlamentar.
“Duke parë pastaj shumë ligje të cilat kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, Komisione Hetimore të cilat janë tentuar të keqpërdorën nga mazhoranca. E kemi komisionin për teksteve shkollore. Është hera e parë në historinë parlamentare që ka ndodhë diçka e tillë, kurrë në asnjë mandat nuk është tentuar me marr rolin prijës Qeveria në raportet hetuese parlamentare sepse është një konflikt i pastër interesi. Është parë që nuk është përmbushur as agjenda legjislative, ka pas mungesë të transparencës, nuk janë publikuar vendimet, e kështu më radhë”, u shpreh ajo./EO