Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka uruar punonjësit e rinj të shëndetësisë që iu bashkuan ekipit të tij, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe pasionit të tyre për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Në një postim në rrjetet sociale, Sadiku shprehu optimizëm për forcimin e sektorit të shëndetësisë dhe për përmirësimin e kujdesit për komunitetin.
“Urime për punonjësit e ri në shëndetësi! U urova mirëseardhje stafit të ri shëndetësorë që iu bashkuan ekipit tonë,” shkruan Sadiku.