Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka lançuar një mesazh të fuqishëm për banorët e Keçekollës, duke theksuar se ky është momenti i duhur për të sjellë ndryshimin që kërkohet prej kohësh. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Sadiku shkruan se është koha të tejkalohet çdo pengesë dhe të sjellim fuqinë e vërtetë të popullit në vendimmarrje.
“Ky është momenti që do të ndryshojë gjithçka për të mirë. Është koha të tejkalojmë çdo pengesë dhe të sjellim fuqinë e vërtetë të popullit,” tha Sadiku në postimin e tij.