Infektologu Izet Sadiku është emëruar drejtor i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Front Online.
Këtë e ka konfirmuar vet ai për Front Online.
“Prej dje jam emëruar drejtor i Klinikës Infektive”, ka thënë shkurt Sadiku.
Klinika Infektive ishte me ushtrues detyre për shkak të dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berisha në shkurt të këtij viti.
Këtë pozitë deri më tash e kishte mbajtur Sadije Namani./Front Online/