Në prill të këtij viti, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar këngën “Ale Ale”.
E pak ditë më parë kjo këngë është vjedhur nga një artiste serbe, Maya Berovic.
Përveç se e interpretuar në gjuhën serbe, kënga është tërësisht e njëjtë me muzikë e vijë melodike.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Xhensila.
Ajo ka theksuar se kënga nuk është shituar nga ana e saj, dhe se nuk ka qenë në dijeni për këtë fakt.
Këngëtarja ka theksuar se një artist serb do ishte i fundit në listë për t’ia dhënë një këngë.
Postimi i Xhensilës:
“Kam pasur komente të Shumta mbi kengen “Ale Ale” e Publikuar ne Version të gjuhes Serbe nga një tjeter “Artiste”.
Dua te njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejte mbi Autorsinë e kenges,pervec shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime!
Kenga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë ne dijeni te ketij Fakti !
Ps: Nese do ishte për mua Serbia ose një Artiste Serbe do ishtë ne fund të listes për ti shitur një kenge, ose prodhim timin që e kam Dashur kaq shume”.