×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu referua si ‘‘kryeministër’’, Bajrami i reagon Liburn Aliut: Kurti është veç deputet, po e shkel Kushtetutën

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajramit, i ka reaguar Liburn Aliut, pasi që ky i fundit në një postim të bërë në Facebook, i është referuar deputetit Albin Kurti si ‘’kryeministër’’

    Bajrami ka thënë se Kurti është veç një nga 120 deputetët e rinj dhe se, dikush që është deputet s’mund të mbajë post ekzekutiv.

    ‘‘Kjo nuk është çështje teknike. Kjo është shkelje e rendit kushtetues, marrje peng e institucioneve dhe shkelje e betimit të dhënë në Kuvend’’, ka shkruar ajo pos tjerash.

    Tutje, ajo ka thënë se Kurti, Haxhiu, Murati, po i mashtrojnë qytetarët duke u sill si qeveri, dhe se të njëjtit po i shkelin ligjet dhe Kushtetutën.

    Postimi:

    Albini nuk është Kryeministër

    Me gjithë votat që ka marrë, ai në këtë moment është vetëm një nga 120 deputetët, i cili me konsistencë po vazhdon t’i shkelë ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Edhe nëse dikush përpiqet t’i amnistojë duke thënë se “Ligji për Qeverinë s’është ligj i hartuar mirë”, ne e kemi Nenin 72 të Kushtetutës, i cili është i prerë: “Deputeti nuk mund të mbajë post ekzekutiv.”

    Kjo nuk është çështje teknike. Kjo është shkelje e rendit kushtetues, marrje peng e institucioneve dhe shkelje e betimit të dhënë në Kuvend.

    Po e përsëris: Albin Kurti nuk është më Kryeministër, as Albulena Haxhiu, as Hekurani Murati, as të tjerët nuk janë më ministra – janë deputetë që po vazhdojnë të sillen si qeveri, po i mashtrojnë qytetarët, po i shkelin ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    z. Kurti, bëji votat në Kuvend! Kthehu në zyrë me mandat të ri, ose eja në Kuvend dhe rri si deputet. Përndryshe, me këto sjellje dhe veprime je duke vazhduar me rrënim të rendit kushtetues.

    Kushtetuta nuk është alternativë – është detyrim!

    Abuzimi në emër të votës, abuzimi me pushtet dhe shkelja e ligjeve dhe e Kushtetutës nuk duhet të normalizohen. Prokuroria duhet të veprojë – tani!

    P.S. LDK shumë shpejt do të bëjë kallëzim penal për këtë çështje.

     

     

     

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2025
    Deputeti i betuar nga radhët e AAK, Daut Haradinaj, ka reaguar pas dështimit të 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Haradinaj...
    Lajme25 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji...
    Lajme25 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën seksiste të Përparim Ramës ndaj gazetares Edona Gashi, ndaj të cilës Kryetari i Prishtinës...
    Të tjera
    Lajme25 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje s’ka ndërruar qasje atëherë as partia e tij s’do të ndërrojë...
    Lajme25 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka arritur në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive Abdixhiku s’pranoi të deklarohej para gazetarëve kur u...
    Lajme25 Maj 2025
    Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilja Rexhepi tha se kandidatja e VV-së për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, duhet të votohet Ajo para...
    Lajme25 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se partia e saj edhe në seancën e sotme po shkon me qëndrimin e njëjtë. Ajo...
    Lajme25 Maj 2025
    Avokati Arbër Jashari për FrontOnline  ka komentuar vlefshmërinë e vendimeve të marra nga qeveria në detyrë, duke theksuar se ato janë të...
    Lajme25 Maj 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, për FrontOnline ka deklaruar se të gjitha vendimet e marra nga Qeveria pas dorëheqjes së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.