Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë person, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Gjatë aksionit policor në fshatin Bubavec të Malishevës, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me një karikator, një pushkë gjuetie, dy pistoleta me nga një karikator dhe 105 gëzhoja të llojeve të ndryshme si dhe 1 gëzhojë.
Ky aksion ka ka vazhduar edhe në tri lokacione tjera në këtë fshat, ku janë sekuestruar tri pistoleta me nga një karikator, 46 fishekë të llojeve të ndryshme dhe 27 gëzhoja.
Të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.