Italianët kanë dyshimet lidhur me efikasitetin e vaksinës së zhvilluar nga kompania “Pfizer”, pavarësisht rezultateve se ajo ka 90 për qind efikasitet kundër COVID-19, sikur kanë treguar testet fillestare.
Lajmi për shkallën e efikasitetit të fitores së madhe kundër koronavirusit, që deri tani ka marrë jetën e më shumë se një milion personave, ka dëmtuar rëndë ekonominë botërore, transmeton KOHA.
Shkencëtarët, zyrtarët e shëndetësisë dhe investitorët kanë mirëpritur lajmin për të dhënat e para të suksesshme të testeve masive, me shpresë se do të shënohet një kthesë e madhe në luftën kundër pandemisë. Por italianët e intervistuar nga Reuters kanë shprehur rezervat e tyre.
Më shumë besim kanë spanjollët, të cilët shpresojnë se vaksina do ta parandalojë përhapjen e virusit.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan, pret që Bashkimi Evropian të nënshkruajë kontratë me kompanitë e vaksinës “brenda ditëve të ardhshme” me qëllim që të sigurohen doza të mjaftueshme për vitin e ardhshëm.
Bisedimet janë në fazën finale për 200 milionë doza, me mundësinë e 100 dozave shtesë.