×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia vendos shtetrrethimin mbarëkombëtar si masë anti-Covid

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Qeveria italiane njoftoi sot një sërë masash të reja antiCOVID-19, duke përfshirë një shtetrrethim në të gjithë vendin dhe rregulla më të rrepta për rajonet me norma të larta infektimi.

    Krahas një shtetrrethimi nga ora 22:00 deri në 05:00, kufizimet e reja në mbarë vendin përfshijnë mbylljen e muzeve, mësimin në internet për studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve dhe numër të reduktuar të pasagjerëve në transportin publik, raporton ATSh.

    Dekreti i nënshkruar nga kryeministri Giuseppe Conte parashikon edhe masa shtesë për rajonet e shënuara me “portokalli” dhe “të kuqe”, ku rreziku i infektimit është më i lartë.

    Në rajonet “portokalli”, baret dhe restorantet do të mbyllen dhe banorët nuk do të lejohen të hyjnë ose të largohen nga kjo zonë ose të udhëtojnë midis qyteteve që janë në zona “portokalli”. Përjashtime do të bëhen për arsye pune ose me rëndësi thelbësore.

    Në rajonet “e kuqe”, përveç këtyre masave, do të mbyllen edhe të gjitha dyqanet, përveç atyre që shesin ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera të domosdoshme. Mësimi në distancë do të shtrihet për të përfshirë dy klasat para shkollës së mesme.

    Dispozitat do të nisin zbatimin nga e enjtja deri më 3 dhjetor.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij. Me të arritur...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e sheh si pozitive perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojmë drejt anëtarësimit në...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19....
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij. Me të arritur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.