×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia shtrëngon masat pasi shënoi rekord të të infektuarve me COVID-19

    FrontOnline
    18 Tetor 2020

    Italia ka shtrënguar masat kufizuese në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit, pasi numri i rasteve të reja është rritur shumë dy ditët e fundit.

    Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se masat janë marrë për të “shmangur një mbyllje totale”, raporton BBC.

    Kryetarët e qyteteve do të kenë fuqi të mbyllin hapësirat publike pas orës 21:00 ashtu si edhe të vendosin për orën e hapjes së restoranteve dhe numri i njerëzve të lejuar do të kufizohet.

    Conte në një adresim në televizion të dielën mbrëma tha se “nuk mund të humbim kohë, duhet të vendosim masa për të shmangur një izolim total, i cili do ta dëmtonte ekonominë”.

    “Qeveria është këtu, por secili duhet ta bëjë pjesën e vet”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, ka shtuar se masat më efektive që mbeten në fuqi janë maska, distanca sociale dhe higjiena.

    Ndër masat e marra janë edhe: ndryshimi i mësimit në shkolla, që sipas njoftimit do të inkurajohet mësimi në distancë, restorantet dhe kafetë do të mbyllen në mesnatë, por pas orës 18:00 vetëm shërbimi në tavolinë do të lejohet dhe numri i lejuar do të jetë maksimum gjashtë persona. Konferencat dhe festivalet janë suspenduar, pishinat dhe palestrat do të ndërmarrin masa të reja për të funksionuar.

    Këto masa erdhën në fuqi pasi Italia shënoi rekord ditor të rasteve me COVID-19 të dielën, me 11,705 raste. Italia ka qenë vendi evropian më i goditur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Deri tash, aty janë regjistruar 414,000 raste pozitive me 36,500 të vdekur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Facebookun e tij ka publikuar pamje nga Panairi i Librit, duke thënë se është një atmosferë...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e gjeneralit amerikan në pension, Wesley Clark, i cili dje tha se është i...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një paralajmërim moti është lëshuar për disa pjesë të Spanjës, ndërsa vendi ende vlerëson dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Bëhet...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është raportuar për gjuajtje me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar për...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj propozimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që pas zgjedhjeve opozita ta ndan postim...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Bashkëshortja e të akuzuarit Kastriot Mehmetaj, I.B., tha se natën kritike të 21 nëntorit 2021 kishte shkuar tek familja e saj, por...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka thënë se s’duhet lejuar asnjë lëvizje që synon largimin e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se është duke u përgatitur padi ndaj institucioneve që thotë se “nuk...
    Vip14 Nëntor 2024
    Gjesti ka debatuar me Drilonin për shkak të Xhenetës. Pasi Driloni ia përmendi ‘trileqen’ Xhenetës, Gjestit i kishte ngelur ‘hatri’. Ky i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.