×
  • Lajme
  • Lajme

    Italia rimbyllet për shkak të pandemisë

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Për miliona qytetarë të Italisë nis nga e hëna përsëri një bllokim i rreptë. Qeveria e Romës pritet të nisë një plan ambicioz vaksinimi. Kurse nga Majorka vijnë lajme të mira.Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve një pjesë e madhe e rajoneve në Itali do të rimbyllen duke filluar nga sot (15.03). Në zonat në fjalë bëjnë pjesë edhe Lazio dhe kryeqyteti Romë, Lombardia me Milanon, Piemonti, Veneto dhe Emilia-Romagna. Aty mbyllen të gjitha shkollat ​​dhe qendrat ditore si dhe dyqanet.

    Restorantet lejohen të ofrojnë vetëm ushqime me porosi. Liria e lëvizjes brenda rajonit kufizohet rreptësisht. Njerëzit lejohet të dalin nga shtëpia vetëm për nevoja të domosdoshme, me përjashtim të atyre që u duhet të shkojnë punë ose kanë raste urgjente.
    Roma shpall planin ambicioz të vaksinimit

    Roma do ta fitojë luftën kundër pandemisë jo vetëm me kufizime por edhe me një fushatë të përmirësuar vaksinimi. Planifikohet që deri në shtator të imunizohen kundër virusit korona të paktën 80 përqind e popullsisë. Ky është qëllimi i planit kombëtar të vaksinimit të shpallur nga qeveria. Për realizuar atë duhet që të vaksinohen të paktën 500,000 vetë në ditë, pra rreth tri herë më shumë sesa ishin vaksinuar në ditë deri tani (170,000).

    Numri i infeksioneve me korona në Itali është rritur javët e fundit në mënyrë të vazhdueshme. Të shtunën autoritetet njoftuan për rreth 26,000 infeksione të reja me korona dhe për 317 vdekje të lidhura me virusin brenda një dite. Italia ka 60 milion banorë dhe deri tani kanë vdekur më shumë se 100,000 vetë të infektuar me virusin korona.Majorka mirëpret përsëri pushues

    Në ndryshim nga Italia lajme të mira vijnë nga ishulli i Majorkës. Për pushuesit aty nuk kërkohet më test me detyrim ose karantinë për dy javë.
    Për shkak të rënies së numrit të infeksioneve qeveria gjermane vendosi po ashtu t’i heqë të gjithë Ishujt Baleare, disa rajone të Spanjës, pjesë të Portugalisë dhe të Danimarkës si dhe ishullin Bahamas në Karaibe nga lista e rrezikut e Institutit Robert Koch (RKI). Megjithatë Ministria e Jashtme gjermane vazhdon t’u rekomandojë qytetarëve të mos ndërmarrin “udhëtime të panevojshme turistike”./DW/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna dy punëtorë të saj. Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu është bashkuar sot një grupi të policëve të Kosovës, pasi ambasada ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.