Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi 7332 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, një shifër kjo që nuk është raportuar asnjë herë më parë që nga nisja e pandemisë.
Megjithatë ekspertët e shëndetit e lidhin këtë rritje të numrit të personave pozitivë me testimet e shumta të cilat në ditën e fundit në Itali ishin 152 mijë.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan dhe 43 viktima, si u shtuan 25 pacientë në terapitë intensive dhe 394 të tjerë në repartet e tjera Covid.
Sipas të dhënave të raportuara numri më i lartë i të infektuarve ditorë në Itali ka qenë më 21 mars me 6557 raste, megjithatë në atë ditë ishin kryer vetëm 26 mijë.