Kryeministri italian, Giuseppe Conte pritet të njoftoj disa masa të reja shtrënguese ditën e hënë për shkak të përkeqësimit të shifrave me të infektuar si pasojë e koronavirusit.
Burime nga qeveria italiane bëjnë me dije se në fillim të javës që vjen Conte pritet të prezantojë masat e reja ku mes të cilave janë rikthimi i izolimit në zonat e rrezikuara dhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve mes rajoneve, raporton A2.
Momentalisht Italia ka vendosur disa masa duke përfshirë mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, por përkeqësimi i ditëve të fundit po i detyron autoritetet të ndërmarrin sërish masa ekstreme.
Ditën e fundit Italia raportoi mbi 30 mijë raste të reja me Covid-19.