Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Evropë.
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 41 persona dhe janë infektuar 5,901 të tjerë. Me bilancin e sotëm, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 36,246 ndërsa numërohen në total 365,467 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 242,028 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën është 514 pacientë.