Italia është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2020, pasi ka arritur ta mposht Austrinë në 1/8 e finales.
“Axurrët” triumfuan pas një drame të vërtetë në sfidën e luajtur në Wembley duke shënuar fitore me rezultat 2:1.
90 minuta nuk sollën fitues duke u mbyllur me rezultat 0:0, ndërsa në vazhdime u shënuan plot tre gola.
Fillimisht realizoi Italia dy herë përmes Chiesas e Pesinas, ndërsa rezultatin e ngushtoi në 2:1 Kalajdzic, për t’i mbajtur në ankth deri në fund tifozët.
Gjithsesi, Italia me meritë u kualifikua në çerekfinale aty ku e pret fituesin e ndeshjes Belgjikë – Portugali.