Italia prej ditësh vijon që të shënojë shifra të larta të të infektuarve me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me COVID 34,283 raste të reja dhe kanë humbur jetën 753 persona.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID ka shkuar në 1,272,352 mes të cilëve kanë humbur jetën 47,217 qytetarë.