Italia ka regjistruar 37 mijë e 809 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë të premten, duke paraqitur kështu ditën më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.
Ministria ka njoftuar edhe për 446 vdekje nga COVID-19.
Deri tash në Itali kanë vdekur 40 mijë e 638 persona. Nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 862 mijë e 681 raste pozitive.