Italia, një shtet që i përket një civilizimi të lasht kulturor dhe të krishterë, ka vendosur që e gjithë ushtria të hyjë në funksione në të gjithë kufijtë dhe tërë rajonin italian të Tirolit Jugor.
Trupat e ushtrisë italiane janë gjithashtu të përfshirë në kontrolle, siç raportuan mediet të martën. Këshilli i Sigurimsë Kombëtare u mblodh dhe morën vendim që të vendosin forca sigurie në kufijtë italianë.
Ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese, e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në takimin e planifikuar për të martën, situata e rendit publik pritet të shqyrtohet pas sulmeve të fundit në Nisë dhe Vjenë.
Pritet që masat e sigurisë do të shtrëngohen në të gjithë Italinë, shkruan gazeta austriake Kronen Zeitung.