×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia do të punësojë 9 mijë infermierë

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Pandemia Covid 19 shkaktoi një kolaps të fortë në sistemin shëndetësor italian duke vënë në vështirësi serioze si sektorin e burimeve njerëzore për mungesë të stafit punonjës ashtu dhe strukturat sanitare në territor në përballimin e një emergjencë kombëtare të pa shembullt.

    Në planin e ri ekonomik të sapo aprovuar nga qeveria Conte me një vlerë prej 55 miliardë euro në ndihmë të ekonomisë së goditur fortësisht nga faza e parë e izolimit të vendit dhe e mbylljes së çdo aktiviteti ekonomik e prodhues, sektori i shëndetësisë zë një zë të veçantë me objektiv përmirësimin shumplanësh dhe riogranzimin e këtij sektori si dhe forcimin e mbrojtjes e garancisë së shëndetit publik.

    Qeveria Conte ka vënë në dispozicion të këtij sektori 3 miliardë e 200 mijë euro deri në mbyllje të vitit 2020. Do të shtohen 3,500 shtretër në repartet e terapisë intesive, dhe 4,250 shtretër të tjerë në repartet e emergjencës që mund të transformohen menjëherë në shërbim të terapisë intesive. 300 shtretër në repartet e terapisë intesive do të jenë gati brenda datës 31 dhjetor 2020, të ndara në 4 zona të caktuar në territor me 75 shtetër secila.

    Qeveria italiane ka vendosur futjen e një figure të re në sistemin shëndetësorr italian, të infermierës së familjes në shërbim të komunitetit.

    Ka vendosur të punësojë rreth 9000 infermierë të rinj në sistemin shëndetësor publik si dhe një numër asistentësh sociale e socio-sanitarë.

    Gjithashtu në periudhën kohore 2020-2024 do të vihen në dispozcion 100 milionë euro për të financuar bursa specializimi për punonjësit e sektorit të shëndetësisë.

    Mjaft burime financiare do të vihen në dispozicion të shërbimit shëndetësor ushtarak si dhe Fondi i emergjencave kombëtare do të rritet me 1.5 miliardë euro.

    Ndërhyrje do të kryhen dhe në ristrukturimin e reparteve të urgjencës si dhe sistemin e transportit të shëndetit publik./Rtk

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Sport03 Mars 2026
    Ndërsa raportimet mediatike sugjeruan se Mehdi Taremi mund të rikthehej në Iran për shkak të situatës së tensionuar në rajon, klubi i...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.