×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia dërgon emigrantë në Shqipëri

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Autoritetet italiane më 11 prill njoftuan për transferimin e 40 emigrantëve në qendrat për strehimin e tyre në Shqipëri. Kjo, pasi Roma tha se emigrantët nuk kishin më leje të qëndronin në Itali.

    Kjo është hera e parë që vendi i Bashkimit Evropian po dërgon emigrantë në një shtet jashtë BE-së, pasi atyre u është refuzuar kërkesa për azil.

    Qeveria italiane nuk ka publikuar kombësinë e emigrantëve e as detaje të tjera për ta.

    Emigrantët do të qëndrojnë në dy qendrat në Shqipëri – që drejtohen nga Italia – një në portin e Shëngjin dhe një në Gjadër. Qendrat janë ngritur për të strehuar emigrantët, që shpëtohen në det nga Italia, gjatë kohës kur procesohen kërkesat e tyre për azil.

    Por, që nga inaugurimi i qendrave në tetor të vitit të kaluar, gjykatat italiane kanë ndaluar autoritetet që t’i përdorin ato dhe grupe të vogla emigrantësh janë kthyer në Itali.

    Nuk është e qartë se sa gjatë emigrantëve, që u është refuzuar kërkesa për azil, mund të qëndrojnë në Shqipëri. Sipas ligjeve, në Itali ata mund të arrestohen dhe të mbahen deri në 18 muaj, derisa të përfundojnë procedurat për dëbimin e tyre, raporton REL.

    Qeveria italiane, e udhëhequr nga Giorgia Meloni, muajin e kaluar miratoi një dekret që zgjeron përdorimin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke mundësuar që atje të dërgohen edhe persona që u është refuzuar kërkesa për azil dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhra për dëbim.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Mëngjesin e së dielës, rreth orës 05:07 dhe orës 05:16 janë regjistruar tërmete në Maqedoni të Veriut, epiqendrat e të cilëve rrjedhin...
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Politico.eu i ka dedikuar në artikull pritjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në samitin e Komunitet Politik të Evropës, duke e etiketuar si...
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit para një bari në qendër të Bielefeldit (Nordrhein-Westfalen). Një burrë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Sot në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...
    Vip18 Maj 2025
    I ftuar mbrëmë (e shtunë) në emisionin “Goca & Gra”, Jozi Marku komentoi për herë të parë incidentin e rëndë në Big...
    Kronika18 Maj 2025
    Një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Gjakovë. Sipas Policisë arsyeja është xhelozia. I dyshuari gjendet në arrati. “DHUNË...
    Lajme18 Maj 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Ai ka sugjeruar se ZRRE,...
    Lajme18 Maj 2025
    Analisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu është takuar me ministrin serb Marko Gjuriq. Këtë e ka bërë të ditur dje vetë Spahiu,...
    Kronika18 Maj 2025
    Një grua në Gjakovë ka raportuar më 13 maj 2025 se i janë vjedhur targat e veturës së saj, por pas hetimeve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.