Kampionati Evropian “Euro 2020” nisi dje me një ndeshje tejet interesante.
Turqia u përballë me Italinë, ndeshje të cilën e fitoi bindshëm skuadra e Roberto Mancinit me rezultat, 0:3, shkruan FrontOnline.
Ndërkaq, sot do të zhvillohen tre ndeshje mjaft interesante.
Fillimisht, nga ora 15:00, Zvicra e shqiptarëve do të përballet me Uellsin në kuadër të grupit A.
Kurse, ndeshja tjetër do të zhvillohet nga ora 18:00 mes Danimarkës dhe Finlandës e vlefshme për grupin B.
Poashtu, në grupin B do të luhet edhe ndeshja mes Belgjikës dhe Rusisë me fillim nga ora 21:00./FrontOnline/