×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Italia aprovon përdorimin e aplikacionit për gjurmimin e kontaktit

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Një aplikacion për gjurminin e kontaktit do të përdoret në Itali pasi është aprovuar nga organi kombëtar, tha të hënën Ministria e Shëndetit e vendit.

    Aplikacioni, i quajtur Immuni, “respekton normat italiane dhe europiane të privatësisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë. Mund të shkarkohet falas nga  Apple dhe Google.

    Duke përdorur teknologjinë Bluetooth, telefonat inteligjentë që shkarkojnë aplikacionin do të shkëmbejnë kode të rastësishme – por jo informacione që mund të identifikojnë pronarët e pajisjeve siç janë emrat, postat elektronike, numrat e telefonit ose të dhënat GPS.

    “Aplikacioni është në gjendje të përcaktojë se kontakti ka ndodhur midis dy përdoruesve, pa e ditur se kush janë ata përdorues dhe ku ka ndodhur kontakti,” tha kompania me qendër në Milano, Bending Spoons, e cila zhvilloi aplikacionin.

    Kur dy smartphone të cilët kanë instaluar aplikacionin dhe kanë aktivizuar Bluetooth janë në afërsi, ata ruajnë kodin e njëri-tjetrit, duke marrë parasysh kohën e takimit dhe distancën midis dy pajisjeve.

    Nëse pronari i pajisjes teston pozitiv për Covid-19, me aprovimin  e tyre një operator i kujdesit shëndetësor do të transferojë kodin e koduar të pajisjes së tyre në një server, dhe çdo individ që gjithashtu ka shkarkuar aplikacionin dhe ka qenë në kontakt të ngushtë me personin e infektuar do të marrë një njoftim , sqaron deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Përdoruesit duhet të jenë të paktën 14 vjeç, dhe ata midis 14 dhe 18 duhet të kenë autorizimin e të paktën të një prindi ose kujdestari ligjor për ta shkarkuar atë.

    Katër rajonet e para që do të përdorin aplikacionin në 8 qershor do të jenë Abruzzo, Liguria, Marche dhe Puglia.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.