Në Itali për 24 orët e fundit në të gjithë territorin kanë vdekur 672 persona dhe janë infektuar 16,377 të tjerë.
Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 55,576 ndërsa numërohen në total 1,601,554 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 757,507 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën aktualisht janë 3,744 të tjerë.