×
  • Lajme
  • Lajme

    Isufi i AAK-së: Kërkojmë të ndërpritet dialogu me Serbinë, deri në qartësim të gjërave

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, në një konferencë për media ka deklaruar se Kosova duhet ta ndërpresë dialogun me Serbinë. AAK ka kërkuar që të mblidhet Qeveria dhe të thirret seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit, raporton Express

    Isufi deklaroi se çdo ftesë e Gjykatës Speciale ndaj ish-ushtarëve të UÇK’së është e papranueshme.

    Ai tha se nuk ka ndonjë sinjal për ngritje të aktakuzës ndaj shefit të Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinajt.

    “Nuk kemi ndonjë sinjal në këtë drejtim, megjithatë çdo ushtar që thirret për t’u akuzuar në Gjykatën Speciale për neve është e papranueshme, sepse e vërteta është në anën tonë. Nuk është fjala për individët, por për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Isufi.

    Isufi tha se AAK kërkon që Kosova të mos i vazhdojë negociatat me Serbinë.

    “Kërkojmë që të ndërpritet dialogu me Serbinë deri në një situatë kur qartësohen gjërat. Kemi goditje të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj vlerave të UÇK’së konsiderojmë se po bëhet padrejtësi ndaj Kosovës. Nuk duhet të kemi dialog derisa të qartësohen këto gjëra”, ka deklaruar Isufi.

    Ndërkohë, AAK po kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara.

    Po ashtu, mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme si dhe seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë.

    AAK ka kërkuar edhe takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, nuk ka pranuar kërkim faljen e Xuxit pas deklarimeve që bëri për nënën dhe...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.