×
  • Sport
  • Sport

    Istogu shënon fitoren e 20-të rresht, triumfon edhe Ferizaj

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Kapitenia Albina Rugova ka shënuar 11 gola dhe ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës. Istogu të dielën fitoi 47:16 ndaj Vjosës së Shtimes. Për istogaset ishte fitorja e 20-të rresht në këtë edicion.

    Skuadra e Istogut udhëheq në tabelë me 40 pikë. Vjosa është e 11-ta me vetëm 6 pikë, përcjell FrontOnline.

    Aloja Rugova po shquhet me efikasitet këtë edicion dhe të dielën vazhdoi njëjtë. 10 gola për Istogun i shënoi Tina Hetemi.

    Vjosa Imeri shënoi 6 gola për Vjosën, ndërsa 5 i kishte Benita Shabani.

    Të dielën luajti edhe Ferizaj, kampioni aktual. Ferizaj fitoi 37:33 ndaj Vëllaznimit. Ferizaj është kthyer në vend të katërt me 29 pikë. Vëllaznimi është i nënti me 12 pikë.
    Bjondina Ramabaja me 11 gola dhe Iva Stojkovska me 9 gola ishin më efikaset te Ferizaj. Edona Radoniqi shënoi 10 gola për Vëllaznimin./FrontOnline/

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Sport11 Shtator 2024
    Në mesin e mbi 22 mijë tifozëve në “Air Albania”, edhe ky vogëlush ishte për ta parë nga afër Shqipërinë ndaj Gjeorgjisë....
    Sport11 Shtator 2024
    Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Distria Krasniqi po vazhdon rrugën për medalje tjera olimpike. Puna tani më...
    Sport11 Shtator 2024
    Kosova U21 nën udhëheqjen e strategut Afrim Tovërlani janë duke kaluar në formë të shkëlqeyer. “Dardanët e rinj” mbrëmë arritën të triumfojnë...
    Të tjera
    Sport11 Shtator 2024
    Në mesin e mbi 22 mijë tifozëve në “Air Albania”, edhe ky vogëlush ishte për ta parë nga afër Shqipërinë ndaj Gjeorgjisë....
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Dalip Limanit. Në një postim në Facebook, ai ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Komuna e Istogut ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar Vetëvendosjen dhe deputetin e saj, Mefail Bajqinovcin, përmes një shkrimi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit është ngritur sot aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Lidhur me këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.