KHF Istogu do të luajë në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.
Të shtunën (sot) Istogu në finale takohet me Prishtinën, përcjell FrontOnline.
Kalimin në finale istogaset e siguruan të premten mbrëma në palestrën e tyre.
Istogu e mposhti Vushtrrinë në gjysmëfinale me rezultat 30:21. Istogaset nisën herët shkëputjen në rezultat dhe kanë qenë vazhdimisht në avantazh.
Pjesa e parë përfundoi 12:9 për Istogun. Vushtrriaset nuk janë dorëzuar deri në fund, por këtë herë hendbollistet e Istogut kanë shfaqur më shumë.
Esma Muratoviq shënoi 11 gola, ndërsa kapitenia Albina Rugova shtoi 5 gola për Istogun. Lorena Matarova ishte më efikasja te Vushtrria me 6 gola kurse kapitenia Shqipe Tahiri i kishte 5 gola.
Vushtrria të shtunën e kaluar fitoi titullin e kampionit të Kosovës, duke mposhtur në finale të plejofit pikërisht Istogun./FrontOnline/