Istogu dhe Trepça do të luajnë në “Play-Out” për një vend në elitën e basketbollit.
Do të zhvillohen dy përballje dhe kush është më e mirë në këto dy ndeshje, do të jetë anëtare e Superligës në edicionin e ardhshëm, përcjell FrontOnline.
Istogu luan në “Play-out” për shkak se u mund nga Drita në finalen e “Play-off”-it të Ligës së Parë, kurse Trepça përfundoi e shtata në renditje në garat e Superligës.
Istogasit garat në Ligën e Parë i përfunduan në pozitën e dytë me 15 fitore dhe tri humbje, ndërsa Trepça në Superligë kishte 11 fitore dhe 17 humbje.
Ndeshja Istogu – Trepça do të zhvillohet në Klinë nga ora 17:00./FrontOnline/
https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation/posts/809996312964681?__cft__[0]=AZU7ZHi4bvn3wu1rEksRQ1zp_SxxdinU0tA7nWV75y22qGLPNQ8GzM0m_epm1bDK1AO4YZcwZr9vVVHekbVPj1luuFZaG_x7_YUhywebJ-Nh1UzSE5vcifdPkUF9juNser9FabhTY4MEmQkJtnzMt8iL&__tn__=%2CO%2CP-R