×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi reagon për Superligën Evropiane: Nëse formohet kjo Superligë, UEFA pëson goditje dhe humb fuqinë e saj

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar pas formimit të Superligës Evropiane për klube.

    Tekniku “kuqebardhë” përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se ky kompeticion vjen si pasojë e krizës financiare të klubeve gjatë pandemisë.

    Munishi në postimin e tij shkruan se në rast të formimit të kësaj Superlige, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë do të pësojë goditje dhe do ta humbte fuqinë e saj.

    Ky është postimi i Ismet Munishit në Facebook (pandërhyrje):

    Formimi i Superligës Evropiane vjen si pasoj e krizes financiare të klubeve gjatë pandemisë dhe rishikimit të buxheteve të klubeve .

    Kur klubet e mëdha u perbalen me krizën dhe e panë se si ndahen mjetet nga Champions League , ku dihet se nga koha e Platinisë politikat  zhvillimore te Uefa ‘s kanë mbeshtet vendet e farfera per vota ndersa diskriminimi ka ndodh me vendet e zhvilluara dhe klubet e mëdha .

    Klubet e mëdha nuk e kan pas problem sepse kan pasur shume te hyra nga reklamat , biletat dhe shitjet e dresave dhe gjësendeve me logon e tyre.

    Ne kohen e pandemisë dhe mungeses se tifozëve , klubet u perballen me kriza financiare sepse u prish zingjiri që gjeneron financa.

    Disa kerkuan ndihme nga Uefa disa nga federatat përkatëse e disa edhe u shuan në disa vende sepse ndihma nuk ishte reale.

    Klubet patën kohë të mendojne dhe reflektuan, klubet e mëdha para ketij vendimi eshte dashtë të konsultohen me Uefan per vendimin final, por nuk e ben nje gjë të tillë.

    Nëse formohet Superliga Evropiane , Uefa pëson goditje dhe e humb fuqin e saj që e ka .

    Nëse gjendet kompromisi mes Uefas dhe Klubeve të medha , ky do të jete shantazhi më i madh ne Historinë e Futbollit.

    Gjithsesi futbolli do të luhet edhe te klubet e medha e te pasura edhe te klubet më  te vogla e me te farfëra sepse magjia e futbollit eshte me e fort se qdo gjë edhe me e fort se politika e Uefas edhe më e fortë se lakmia e klubeve snobe ,, Te Medha,, .I love futboll

    Nga Rubrika
    Sport25 Korrik 2025
    Qendërmbrojtësi i mirënjohur kosovar, Arbër Prekazi është rikthyer te Feronikeli ’74, pas një aventure me Malishevën. Ai u rikthye te Nikli, pas...
    Sport25 Korrik 2025
    Arsenali ka nisur kontaktet me Ajaxin për të tentuar transferimin e Jorrel Hatos, një prej mbrojtësve me më shumë potencial në futbollin...
    Sport25 Korrik 2025
    FC Prishtina ka arritur një barazim pa gola (0-0) në përballjen e parë ndaj Larne FC në kuadër të raundit të dytë...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.