Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar pas formimit të Superligës Evropiane për klube.
Tekniku “kuqebardhë” përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se ky kompeticion vjen si pasojë e krizës financiare të klubeve gjatë pandemisë.
Munishi në postimin e tij shkruan se në rast të formimit të kësaj Superlige, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë do të pësojë goditje dhe do ta humbte fuqinë e saj.
Ky është postimi i Ismet Munishit në Facebook (pandërhyrje):
“Formimi i Superligës Evropiane vjen si pasoj e krizes financiare të klubeve gjatë pandemisë dhe rishikimit të buxheteve të klubeve .
Kur klubet e mëdha u perbalen me krizën dhe e panë se si ndahen mjetet nga Champions League , ku dihet se nga koha e Platinisë politikat zhvillimore te Uefa ‘s kanë mbeshtet vendet e farfera per vota ndersa diskriminimi ka ndodh me vendet e zhvilluara dhe klubet e mëdha .
Klubet e mëdha nuk e kan pas problem sepse kan pasur shume te hyra nga reklamat , biletat dhe shitjet e dresave dhe gjësendeve me logon e tyre.
Ne kohen e pandemisë dhe mungeses se tifozëve , klubet u perballen me kriza financiare sepse u prish zingjiri që gjeneron financa.
Disa kerkuan ndihme nga Uefa disa nga federatat përkatëse e disa edhe u shuan në disa vende sepse ndihma nuk ishte reale.
Klubet patën kohë të mendojne dhe reflektuan, klubet e mëdha para ketij vendimi eshte dashtë të konsultohen me Uefan per vendimin final, por nuk e ben nje gjë të tillë.
Nëse formohet Superliga Evropiane , Uefa pëson goditje dhe e humb fuqin e saj që e ka .
Nëse gjendet kompromisi mes Uefas dhe Klubeve të medha , ky do të jete shantazhi më i madh ne Historinë e Futbollit.
Gjithsesi futbolli do të luhet edhe te klubet e medha e te pasura edhe te klubet më te vogla e me te farfëra sepse magjia e futbollit eshte me e fort se qdo gjë edhe me e fort se politika e Uefas edhe më e fortë se lakmia e klubeve snobe ,, Te Medha,, .I love futboll”