Shumë personalitete dhe figura të njohur të futbollit kosovar dhe jo vetëm kanë reaguar me rastin e trevjetorit të vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.
Sot më 9 qershor janë bërë tri vjet që nga vdekja e ikonës së futbollit dhe ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit.
Ismet Munishi, trajneri i mirënjohur kosovar që tashmë drejton Gjilanin ka përkujtuar Vokrrin përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Munishi e ka quajtur Vokrrin si “idhullin e tij të fëmijërisë”.
“Pa ty vështirë. Ne po mundohemi ta vazhdojmë aty ku e la ti. Pusho i qetë 9-shi i skuadrës, ma i madhi, i pa përsëritshmi, idhulli i fëmijërisë time, Fadil Vokrri”, ka shkruar Munishi.