Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot ndarazi drejtuesit e Federatës së Volejbollit? të Kosovës, kryetarin Bahri Gjinovci, nënkryetaren Mimoza Shkodra Bislimi dhe sekretarin e përgjithshëm, Valon Nikçi, si dhe Bordin e Federatës së Karatesë? së Kosovës (FKK) me sekretarin e përgjithshëm, Nazmi Gashi, përcjell FrontOnline.
Drejtuesit e FVK-së dhe FKK-së kanë uruar presidentin Krasniqi për zgjedhjen në krye të KOK-ut, me shpresën dhe besimin se do të kenë bashkëpunim të frytshëm.
Krasniqi duke falënderuar krerët e të dyja federatave për vizitën, shprehu gatishmërinë se bashkëpunimi i tij dhe KOK-ut me këto federata dhe me të tjerat nuk do të mungojë, përkundrazi vetëm sa do të fuqizohet.
Nënkryetarja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Mimoza Shkodra Bislimi, njëherit është zgjedhur edhe nënpresidente e KOK-ut.
Nuk munguan edhe dhuratat e të dyja federatave për Krasniqi./FrontOnline/
https://www.facebook.com/443749529030425/posts/5292860757452587/