×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili thotë se për PDK-në plani franko-gjerman është i pamjaftueshëm

    FrontOnline
    02 Shkurt 2023

    Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se plani franko-gjerman është cilësuar si i pamjaftueshëm nga ta, teksa shtoi se shumë nga versioni duhet të ndërrohet e shumë gjera të shtohen.

    Sipas Ismailit, PDK-ja e ka parë një version dhe atë në mënyrë shkarazi, teksa shtoi se s’kanë pasur mundësi ta kenë një version në duar.

    “Ne e kemi paraqitur se është i pamjaftueshëm, është një bazë që ndoshta shumë nga ajo duhet të ndërrohet e shumë gjëra të shtohen dhe për neve është e papranueshme në qoftë se fillojnë të vijnë plane të ndryshme të cilat çdo ditë e më shumë na largojnë nga njohja”.

    “Në nuk i dimë as vërejtët, as draftin përfundimtar. Memli Krasniqi e ka ruajtur atë privatësinë e takimit, në asnjë mënyrë s’e ka abuzuar, ka treguar vërejtjet e tij, ka thënë se është i pamjaftueshëm sepse ai ka qenë i vetmi nga PDK-ja që e ka parë”, është shprehur Ismaili në Klan Kosova.

    Tutje, ai tha se plani franko-gjerman është i pamjaftueshëm në kuptimin se çka presin si shtet.

    “Të gjithë e kanë quajtur një bazë të mirë për t’i dhënë mundësi dialogut, sepse ne të gjithë duam t’i japim mundësi dialogut për të arritur qëllimet e Kosovës”.

    “Dhe, në kuptim të qëllimeve të Kosovës  ka qenë i pamjaftueshëm dhe ne e kemi thënë këtë se është një bazë që ti fillon t’i vendosesh prioritetet tua, por si format është i pamjaftueshëm”, është shprehur Ismaili.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Pas raportimit se Zyra e Presidencës ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit presidencial, ashtu që të zhvendoset nga objekti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.